Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidentja e fillon fjalimin duke ngushëlluar familjet e viktimave nga COVID-19

nga E.Bullaku17 dhjetor 2021

Adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e filloi duke ngushëlluar familjet që humbën më të dashurit e tyre në betejën kundër COVID-19. Po ashtu ajo falënderoi mantelbardhët dhe të gjithë ata që ishin në frontin e parë në pandemi.
Presidentja falënderoi edhe shtetet mike që ndihmuan Kosovën me vaksina.
Ajo tha se Kosova radhitet në vendet më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë, kjo sipas saj, falë vaksinimit.
“Së bashku dëshmuam se kujdesi ndaj njerëzve tanë dhe humaniteti janë vlera qe na bashkojnë brenda dhe jashtë institucioneve”, tha Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →