Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidentja Osmani sot pret në takim Lajçakun e Escobarin

nga Xh.D24 gusht 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Sipas agjendës, Osmani pritet të takohet me Lajçakun e Escobarin në orën 14:00.
Ndërkaq, dje Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, derisa mediet u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes së Escobar.
Takimi Osmani-Escobar nisi pas orës 16:30 në Presidencë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →