Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Portugali

nga Venera Grabanica14 nëntor 2023
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Portugali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Portugali Osmani do të takohet me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryeministrin Antonio Costa.

“Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa. Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë. Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →