Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidentja takon partitë opozitare për t’i informuar për veprimet e fundit

nga Egzona Mehmeti25 shkurt 2022

Presidentja Vjosa Osmani, sot në takime të ndara, ka pritur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe nënkryetarin e AAK-së, Muharrem Nitajn, të cilët i ka informuar përfaqësuesit e partive politike për situatën aktuale të sigurisë në vend, pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Siç ka informuar Presidenca, Osmani, po ashtu i ka informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja ka falënderuar partitë opozitare për bashkëpunimin si dhe për qëndrimin e unifikuar në përballje me situatën e krijuar.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla për sanksionet e ndaj Rusisë.
Në orët e para të së enjtes, Rusia ka pushtuar Ukrainën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →