Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Prezantohet Master Plani 590 milionë eurosh

nga Kaltrina Berila15 tetor 2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa prezantoi Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës në Këshillin Ndërministror për Ujëra (KNMU).

Mustafa, shpalosi prioritetet e këtij Master Plani, i cili parasheh përfshirjen e të gjitha tokave bujqësore në sistemin e ujitjes.

Sipas Ministrit Mustafa, me zbatimin e këtij Master Plani, do të rritet hapësira e tokave bujqësore që përfshihen nën ujitje, nga 20 mijë hektarë në 90 mijë hektarë.

Tutje, Mustafa sqaroi se për zbatimin e këtij Master Plani, do të nevojiten 590 milionë euro investim.

“Ky investim në ujitje, do të jetë për bujqësinë tonë, për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe të ushqimit cilësor për familjet tona”, tha tutje Mustafa.

Me këtë Master Plan sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë paraparë projekte madhore rehabilitimi, zgjerimi të rrjetit dhe krijimit të skemave të reja të ujitjes./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →