Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Prishtina 01 nis sot aventurën në Elite Raund të futsallit

nga B G29 nëntor 2023
Prishtina 01 nis sot aventurën në Elite Raund të futsallit

Klubi kosovar i futsallit Prishtina 01 nis sot aventurën në fazën Elite Raund në Ligën e Kampionëve.

Prishtina 01 është në grup me skuadra si Benfica, Futsal Dobovec dhe Kairat Almaty.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Prishtinë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ndeshja hapëse zhvillohet mes SL Benfica dhe Futsal Dobovec nga ora 17:00.

Nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër mes FC Prishtina 01 dhe Kairat Almaty.

Biletat për të dyja ndeshjet kushtojnë 3 euro dhe mund t’i blini në pllaton e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →