Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prishtina drejt përpilimit të strategjisë kornizë për trajtim të qenve endacakë

nga Miranda Beqaj28 janar 2022

Tashmë në Komunën e Prishtinës ka filluar takimi lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.
Në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar lidhur me këtë çështje po marrin pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, organizata joqeveritare si dhe akterë të tjerë profesional.
Për shkak të situatës me COVID-19, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje të takimit. Pas përfundimit të takimit të pranishmit do të deklarohen për medie.
Sulmet e shpeshtuara të qenve endacakë po shkaktojnë reagime të qytetarëve të Prishtinës.

Para 10 ditësh, kryetari i kryeqytetit, ka  nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të qenëve endacakë, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, por siç premton Rama, së shpejti do të shtohen deri në 20 pika të tilla.  Ai ishte shprehur i  vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe  kishte premtuar se do të punojnë drejt saj. / 21Media 
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →