RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prishtina e para sot me numrin e të prekurve me koronavirus

nga Venera Grabanica9 gusht 2020

Sot në Kosovë janë regjistruar 188 raste të reja me koronavirus, kurse 142 persona janë shëruar.

Gjatë 24 -orëve të fundit, me më  së shumti raste prin Prishtina me 28 persona të Infektuar. Ferizaj e Peja i kanë të regjistruara nga 21 raste. Podujeva 20, Mitrovica 19,  Gjilani 11, Fushë Kosova, Gjakova dhe Prizreni nga 9 raste. Vushtrria 8, Skenderaj 5, Drenasi, Lipjani dhe Vitia i kanë të regjistruar nga 4 raste. Klina, Zubin Potok nga 3 raste. Kurse, me nga 2 raste janë Kamenica dhe Rahoveci. Ndërsa me nga një rast është komuna e Obiliqit dhe Shtimes.

Gjithashtu gjatë 24-orëve 12 persona kanë humbur betejën me Covid-19. Numri i vdekjeve deri sot ka arriutr në 327. /21Media 

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Më të fundit

Të gjitha →