Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Prishtina e Re-Rahoveci, garojnë për Superligë

nga B.K26 prill 2022

Prishtina e Re dhe Rahoveci do të përballen në “Play-out” për një vend në elitën e basketbollit në edicionin e ardhshëm.
Prishtinasit ishin finalistë të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi rikthimin në
Superligë, ndërsa Rahoveci përfundoi garat në vendin e shtatë në Art Motion Superligë dhe do të luftojë të mbetet në elitën e basketbollit.
Sfida e parë do të zhvillohet të mërkurën në kryeqytet, ndërsa skuadra që siguron rezultat më të mirë nga të dy përballjet do të sigurojë një vend në elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.
Kryeqytetasit janë të motivuar, pasi do të ishte hera e parë që do të luajnë në Superligë, ndërsa Vreshtarët, që garuan edhe në Ligën Unike, synojnë të mbesin pjesë e elitës së basketbollit.
Play-out
E mërkurë
12:15 Prishtina e RE – Rahoveci./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →