Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Prishtina mposht me përmbysje Dukagjinin

nga Venera Grabanica19 shtator 2021

Kampioni aktual i Kosovës në futboll ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës.
Bardhekaltërit kanë triumfuar ndaj skuadrës së promovuar në Superligë Dukagjinin me rezultat 2-1.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin Dallkut ne minutën e 35’ të ndeshjes dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë Prishtina realizoi dy gola për ta përmbysur rezultatin dhe për ta regjistruar fitoren e parë në këtë edicion garues.
Mendurim Hoti barazoi shifrat në minutën e 60’, kurse për 2-1 realizoi Krasniqi në minutën e 80’ që edhe ia siguroi tri pikë skuadrës së tij.
Pas pesë ndeshjeve Prishtina ka pesë pikë dhe renditët në vendin e shtatë kurse Dukagjini mbetet në kuotën e dy pikëve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →