Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prishtina me plan për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve

nga Egzona Mehmeti24 maj 2017

Komuna e Prishtinës me anketë online: Vendos vet, për qytetin tënd

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet (ang. SUMP). Ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit.

Përmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik.

“Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj. Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës ”, bëhet e ditur në thirrjen e Komunës së Prishtinës drejtuar qytetarëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →