Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Prishtinë: Turneu i boksit “Lah Nimani”

nga RTV2116 maj 2021

Krasniqi: Duhet të synojmë të mbajmë gjallë historinë e legjendës Lah Nimani

Sot, për të 13 herë radhazi u zhvillua turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”, turne ky që zhvillohet për nder të legjendës së boksit, të ndjerit Lah Nimani.Në këtë turne morën pjesë gjithsej 16 boksierë, të cilët përfaqësonin shtetet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Danimarka dhe Sllovakia. Pas përfundimit të kësaj gare, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, u shpreh tejet i kënaqur me organizimin e këtij turneu, e po ashtu edhe me boksierët e rinj, ku tha që me brezat e rinj do të synojmë që të mbajmë gjallë historinë e boksierit legjendar Lah Nimani.

Muli: Jam i lumtur për fitoren time, më pëlqeu shumë gara

Pas presidentit Krasniqi, boksieri danez, Leotrim Muli, po ashtu u shpreh i lumtur që e fitoi titullin e boksierit më të mirë në këtë turne./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →