Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pritet betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së

nga Egzona Mehmeti6 shkurt 2020

VV do t’i ketë dy anëtarë

Dhjetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet që të betohen gjatë ditës së sotme para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që do të ketë dy anëtarë, ndërsa të gjitha partitë e tjera parlamentare do të kenë nga një anëtar.

Betimi i anëtarëve të KQZ-së do t’i hapë rruge proceseve që vijnë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Po ashtu, KQZ pritet që të organizojë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë pasi Agim Veliu është emëruar ministër i Punëve të Brendshme.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →