Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pritet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

nga Egzona Mehmeti2 mars 2022

Tani duket se do të zhvillohet një raund i dytë bisedimesh midis përfaqësuesve të qeverisë ruse dhe ukrainase.

Të dyja palët u takuan të hënën, por pa rezultate të dukshme.

Një delegacion rus thuhet se po shkon në një pikë takimi për bisedime, sipas agjencisë së lajmeve Belta të Bjellorusisë. Nuk u bë e ditur se ku dhe kur do të zhvillohen diskutimet.

Më herët, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia kishte një delegacion të gatshëm për të vazhduar bisedimet.

Këshilltari presidencial ukrainas Olexiy Arestovych tha më herët për Suspilne TV se bisedimet do të zhvillohen.

 “Unë mendoj se gjërat do të mbeten të njëjta. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do t’i qëndrojmë qëndrimit tonë.”, tha ai, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →