Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Pritja e ëmbël e Orindës dhe Atarës në shtëpi

nga Xh.D20 korrik 2021

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze javën që shkoi.
Të voglën e tyre e emëruan Atara dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq për këtë pritje kaq të ëmbël.
Tutje, nuk munguan urimet nga miq e kolegë të çiftit.
Turjani sot ndau një foto me ndjekësit në Instagram, ku shfaqej krah Orindës dhe së bijës, gjersa nga mbrapa shihet dhoma e rregulluar për më të voglen e shtëpisë.
“Dhoma më e bukur në botë”, shkroi Turjani sipër fotos.
Edhe Orinda ka ndarë në Instagram çaste të Turjanit dhe Atarës, ku duket qartë që babi po e shijon shumë kohën me të bijën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →