Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Probleme me energji elektrike, Klina mbetet pa ujë

nga B.K25 dhjetor 2021


Për shkak të problemeve me energji elektrike, në komunën e Klinës ka probleme me furnizim me ujë për konsumatorët.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente dhe KRU Hidrodrini njoftojnë qytetarët se për shkak të problemeve me energji elektrike në trafon ku ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin kryesor të Jarines, KRM “Hidrodrini” ka probleme me furnizim me ujë për konsumatorët e njësisë së komunës së Klinës”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Klinës.
DSHPE ka njoftuar qytetarët se ekipet e KESKOS dhe “Hidrodrinit” janë në teren duke punuar në sanimin e problemit me energji elektrike dhe furnizimin e rregullt me ujë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →