Rohde: Procesi i Berlinit po nxit integrimin jetik ekonomik
Procesi i Berlinit ka sjellë përfitime të prekshme në jetën e qytetarëve, kështu ka thënë Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Procesi i Berlinit po nxit integrimin jetik ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me BE-në. Përparimi i prekshëm i arritur përgjatë kësaj rruge përkthehet në përmirësime të rëndësishme në jetën e përditshme të njerëzve në rajon”, ka shkruar Rohde.
The Berlin Process is driving vital economic integration among Western Balkan nations and their connection to the EU🇪🇺. The tangible progress achieved along this path translates into significant enhancements in the daily lives of the people in the region. 🌍💼 #BerlinProcess pic.twitter.com/Ipy70UnEjw
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 7, 2023
Më 16 tetor në Tiranë do të mbahet samiti i radhës i Procesit të Berlinit./21Media











