Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës bën thirrje për t’i dhënë fund luftës

nga E.Bullaku3 mars 2022

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës, Lukoil po bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, kompania tha se ishte e shqetësuar nga ngjarjet tragjike në Ukrainë dhe mbështeti negociatat për t’i dhënë fund konfliktit, përcjellë rtv21.tv
Bordi i saj bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike.
Siç raporton BBC,  kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që ka folur kundër pushtimit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →