Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Produktet e Kosovës së shpejti me barkode ndërkombëtare

nga Venera Grabanica23 tetor 2025
Produktet e Kosovës së shpejti me barkode ndërkombëtare

Barkodet ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet edhe për produktet e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, me ç’rast gjatë takimit, u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve.

“Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Sipas OEK, ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, raporton KosovaPress.

Falë GS1, produktet e regjistruara në Kosovë mund të identifikohen dhe gjurmohen globalisht, duke mundësuar qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare, efikasitet në logjistikë dhe transparencë në zinxhirin e furnizimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →