Programi i LDK-së për Policinë, rritja e buxhetit, paga dhe pensione të parakohshme
(Lajm i përditësuar)
Programi i LDK-së për Policinë, rritja e buxhetit, paga dhe pensione të parakohshme
Kandidati për deputet nga LDK-ja Nuredin Ibishi në debatin zgjedhor në RTV21 ka njoftuar se në programin zgjedhor LDK-ja ka planifikuar të shtojë buxhetin për Policinë e Kosovës me 100 milionë euro dhe të rrisë numrin e zyrtarëve policorë në rreth 10 mijë.
Po ashtu, një tjetër prioritet është sigurimi i një mbështetjeje shëndetësore.
”Rritja e numrit të zyrtarëve policiorë rreth 10 mijë, sigurme shëndetësore që kanë munguar”, tha Ibishi.
Sipas Ibishit, LDK-jaka ndërmend të miratojë një ligj për pensionet e parakohshme për punonjësit e policisë, që do të jetë i ngjashëm me ligjin që aplikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ibishi: Janë ndarë 227 milionë euro për Policinë
Kandidati për deputet nga LDK-ja Nuredin Ibishi në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se pjesë e programit të LDK-së për Policinë, përfshin disa synime dhe masa të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Ibishi ka theksuar se janë ndarë 227 milionë euro për Policinë nga një buxhet total prej 3.6 miliardë eurosh, ndërsa 208 milionë euro janë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
”Prej buxhetit 3.6 miliardë për policinë e Kosovës janë ndarë 227 milionë ndërsa për FSK-në 208 milionë. Do ta shtojmë numrin e zyrtarëve policiorë”, tha Ibishi.
Plani i LDK-së për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e municionit
Kandidati për deputet nga LDK-ja Nuredin Ibishi në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se LDK-ja do ta ketë një plan të veçantë për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e municionit.
Për më tepër, Ibishi ka theksuar se Kosova ka pasur më herët një fabrikë për prodhimin e municionit, por ajo ka prodhuar kryesisht municion për gjueti.
”Mendojë që ne do të kemi një plan të veçantë për të me ligjin për armë kjo është një mundësi tash po folet në mënyrë të veçantë dhe bëhet pyetja se pse Qeveria e bëri në fund të mandatit kjo është sikur një potezë më shumë politik. Unë mendoj se është i nevojshëm, ne kemi pasur më herët një fabrikë të monicionit po ka qenë për monicionin e gjuetisë”, tha Ibishi.
Ibishi ka vë në pikëpyetje se pse Qeveria ka ndërmarrë këtë veprim për ndërtimin e një fabrike të monicionit në fund të mandatit të saj, duke e cilësuar si një lëvizje që mund të ketë edhe një qëllim politik.
”Po bëhet një lobim më tepër para zgjedhjeve, por të ish bërë në mes te mandatit do të shihej më ndryshe”, tha Ibishi.
Ibishi: Vuçiq do të vazhdojë me politikë agresive, por më të moderuar ndaj perëndimit
Kandidati për deputet nga LDK-ja Nuredin Ibishi në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për sfidat e sigurisë në Kosovë. Ai me theks të veçantë ka folur për politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe ndikimin që mund të ketë në rajon.
Ibishi deklaroi se Vuçiq do të vazhdojë të ndjekë një politikë agresive, por me një qasje më të moderuar.
”Ne normal duhet si të zot e shtëpisë apo si reagus të pas sidomos pasi që Vuçiq nuk e ka atë guxim me atë botë serbe të zhivlluar në këto shtete, edhe në Bosnjë e Herecekovin e në Mal të Zi, nuk i ka më ekstremistët si dikur, por ai gjithsesi do të vazhdojë me politik agresive në kuptim që në një formë me një politik të moderuar me perendimin”, tha Ibishi.
Ibishi tutje ka shtuar se Kosova ka potencialin e duhur për të reaguar në rast të ndonjë kërcenimi, duke përfshirë praninë e institucioneve vendore dhe ndihmën nga KFOR dhe EULEX, që mund të ofrojnë mbështetje në rast emergjence.
”Nuk e shoh ndonjë rrezik shumë të madh sepse e pam që arritëm ta shpartallojmë grupin Radjoçiq gurp mjaft i pergaditur mir, kemi potencial edhe të pranisë vendore për reagim por edhe KFOR në rast eventual dhe EULEX-it”, tha Ibishi./RTV21/21Media











