Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Programi “Kosova shtet i xhudos” po fillon fazën e parë

nga B.K25 qershor 2022

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”.
Ky program ka për qëllim masivizimin e sportit të xhudos përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, zhvillimin e infrastrukturës, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos.
Në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo, hartimi i projektit të detajuar për masivizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →