Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në Mitrovicë

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2025
Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në Mitrovicë

Prokurori, Shpëtim Peci, ka dhënë urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Siç raporton “Mitropol”, Peci pas dhënies së urdhrit është larguar nga QKN-ja, derisa nuk është deklaruar për media.

Disa minuta më parë, në këtë qendër, rinumërimi i votave u ndal, pasi Policia e Prokuroria ishin futur brenda qendrës.

Portali rtv21.tv ka kërkuar përgjigje nga Policia dhe Prokuroria por ende nuk ka marr përgjigje.

Ndryshe, deputetë të PDK-së, kanë ngritur dyshime për manipulime me vota në Mitrovicë të Jugut,.

Në këtë komunë, në zgjedhjet e 9 nëntorit doli fitues Faton Peci, derisa kundërkandidat kishte Arian Tahirin e PDK-së.

Ndalet numërimi në Mitrovicë, Policia dhe Prokuroria brenda qendrës së numërimit

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →