Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin në Çubrel: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë

nga Kaltrina Berila27 janar 2025
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin në Çubrel: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë

Tre persona humbën jetën mbrëmë në një aksident në fshatin Çubrel në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni tha për portalin rtv21.tv se zyrtari policor i cili drejtonte automjetin zyrtar të Policisë është ndaluar për 48 orë.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura, një (1) veturë zyrtare e policisë dhe një (1) veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre (3) persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një (1) person me vendim të prokurorit për dyzetetetë (48) orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha Preteni.

Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës./21Media

Aksidenti me tri viktima në Skënderaj, IPK suspendon policin që po drejtonte automjetin

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →