Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj dentistit

nga Venera Grabanica24 nëntor 2021
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj F.H pronar i një ordinance stomatologjike për tri vepra penale: ngacmim seksual, mosdhënie e ndihmës mjekësore dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari  F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.
Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal./21Media 
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →