Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria jep detaje për tre të arrestuarit për vrasjen në Gllogjan

nga Venera Grabanica12 dhjetor 2021

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për media ka njoftuar se ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.

Ai ka thënë se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.
“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha Nikçi.
I njëjti shtoi se tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë dhe – armëmbajtje pa leje.
Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, mbrëmë ka konfirmuar se pas një hetimi intensiv mbi dy javë kanë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Deçan.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →