Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria kërkon informacione rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së

nga B G11 shkurt 2025
Prokuroria kërkon informacione rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar informacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për mosfunksionimin e platformës ku publikohen rezultatet zgjedhore.

Sipas Kryeprokurorit, janë kërkuar informacione për të vërtetuar nëse ka pasur kryerje të veprës penale.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në komunikatën për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar se të dielën (9 shkurt) kanë pasur probleme me uebfaqen ku publikoheshin rezultatet zgjedhore preliminare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →