Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

nga Gentrita Xhemajli4 maj 2025
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

Pesë persona u arrestuan të premten, në mesin e tyre dy zyrtarë doganorë, me dyshimin për kontrabandim me barëra përmes Aeroportit të Prishtinës.

Lidhur me veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga Prokuroria i Shtetit u ndalua një doganier.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një përgjigje.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka ndaluar një (1) person doganier për vepër penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në përgjigje. /21Media


Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →