Prokuroria kërkon paraburgim për policët e arrestuar, mbrojtja kundërshton
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierët e arrestuar të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe Qafë Morinë”.
Megjithatë kjo kërkesë po kundërshtohetnga mbrojtja, ata kërkojnë që të dyshuarve t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak ose e paraqitjes në stacionin më të afërt policor.
Avokati i A.Sh, Bledar se Prokuroria vetëm ka parafrazuar kërkesën për paraburgim.“Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj mbrojtësit tim dhe ndaj të tjerëve për arsye se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘pjesëmarrja dhe organizim i grupit kriminal të organizuar’, vepër penale tjetër, ‘mashtrim’ dhe për vepra tjera penale për të cilat dyshohet. Prokuroria ka kërkuar edhe si masë paraprake masën e sigurisë arrest me burg ndërsa na si palë mbrojtëse e kemi kundërshtuar masën e paraburgimit për arsye se e njëjta nuk është e bazuar në prova dhe në asnjë fakt sepse prokuroria speciale vetëm ka kërkuar paraburgimin dhe nuk e ka arsyetuar mënyrën se i njëjti po të lihet ndonjë masë të lehtë siç është arresti shtëpiak, apo paraqitja në stacion policor i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, në prishjen apo asgjësimin e provave si dhe arratisjen. Por Prokuroria Speciale vetëm e ka parafrazuar këtë kërkesë”, tha avokati Gashi.
Kërkesën po e kundërshton edhe avokati Ardian Ismali.
“Ne si avokat sigurisht do ta kundërshtojmë dhe po kundërshtojmë kërkesën për caktimin paraburgimit për arsye se e njëjta nuk ka bazë ligjore dhe lidhur me këtë kërkesë nuk ka lidhje klauzale mes veprimeve dhe veprës penale po ngarkohen të dyshuarit. Ne po kundërshtojmë këtë kërkesë dhe presim verediktin final të kësaj mase. Prokuroria ka ofruar disa fakte por sipas bindjes sonë dhe vlerësimit tonë nuk janë të mjaftueshme dhe nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme që të njëjtit të konsiderohen të jenë fajtor lidhur me veprimet”, tha avokati Islami.
48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”./21Media








