Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Viti

nga E.Bullaku14 korrik 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 korrik 2021, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.
I pandehuri me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →