Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për pesë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares

nga B G28 shtator 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e vajzës së mitur 11 vjeç në muajin gusht në Prishtinë.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente.”, bëri të ditur Ulaj.
Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në fund të gushtit të këtij viti tronditi opinionin publik. U arrestuan pesë persona ndaj të cilëve u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pati reagime të krerëve të shteti,  u organizuan edhe protesta përmes së cilave kërkohej dënim maksimal për kryesit e krimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →