Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria nis hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj

nga B G6 shtator 2022

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar javë më parë në prokurorinë e shtetit një kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ndërkohë partitë opozitare në vend kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit Berisha, duke e akuzuar atë për sjellje skandaloze, kurse institucionet e Kosovës për mbështetje të paligjshme të tij
Në muajin prill, ishte raportuar për një skandal të madh financiar që kishte shpërthyer në Slloveni. Aty ishte përfshirë ambasadori Martin Berishaj. Më vonë, u gjet se Berishaj nuk e kishte deklaruar kompaninë e tij “MB Consulting” në deklarimin e pasurisë në vitin 2022. Pas kësaj, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) këto parregullësi i ishte përcjellë te Prokuroria e Shtetit. / 21Media 
|m1\-w|m3ga|m5

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →