Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria nis hetimet për manipulimin e votave në Prizren

nga B G19 janar 2026
Prokuroria nis hetimet për manipulimin e votave në Prizren

Procesi i rinumërimit vuri në pas manipulime me vota për deputet, kryesisht në komunën e Prizrenit, por edhe në komuna tjera.

Pas këtyre dyshimeve  Prokuroria në Prizren është vënë  në lëvizje.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha për RTV21 se e ka autorizuar policinë që t’i identifikojë përgjegjësit dhe të sigurojë prova, përfshirë procesverbale dhe nënshkrime, për t’i hetuar keqpërdorimet e mundshme me vota.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciativë kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që t’i identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha ai.

Kryeziu u zotua personat që kanë falsifikuar rezultatet e votave të deputetëve përmes vendosjes së nënshkrimeve të tyre do të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren.
Kujtojmë se rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve ka nxjerrë dallime prej qindra deri në mijëra vota për kandidatët brenda subjekteve politike./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →