Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s” i Nimanit

nga Xh.D17 shkurt 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare u promovua libri “78 ditë bombardime të NATO-s”, i autorit Shyqri Nimani.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofuca, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, anëtarë të tjerë të Qeverisë, profesorë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Kryeministri Kurti u shpreh se ky libër na i rikujton sfidat dhe sakrificat se si kemi arritur deri këtu ku jemi sot.
Sipas Kurtit, veprat si kjo janë të domosdoshme.
Edhe nga folës të tjerë libri u konsiderua si vepër e rëndësishme e tregimit të historisë së Kosovës dhe luftës e sakrificës së bërë deri të arritja e pavarësisë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →