Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Propozimi për tërheqje nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e Komisionit

nga B G25 maj 2022

Propozimi i deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu për ndryshim in e Ligjit për fondin Pensional nuk kaloi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Deputetët e pozitës ishin kundër këtij propozimi, ndërsa pro ishin ata nga PDK, LDK dhe AAK, e pro këtij propozimi votoi edhe një nga Lista Serbe.
Kurse Duda Balje nga radhët e pakicave ka abstenuar. Votat për këtë propozim ishin 5 pro, 5 kundër dhe një abstenim.
Propozimi i Haxhiut për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensonal mundësonte tërheqjen e 10 deri në 30 përqind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Në Kuvendin e Kosovës, ky Projektligj do të shqyrtohet pa aprovim të këtij Komisioni apo Qeverisë./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →