Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Protesta e 20 majit, çka synon SBASHK-u?

nga Egzona Mehmeti12 maj 2022

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sonte në RTV21 u shpreh se me protestën e 20 majit synojnë edhe një herë t’i thonë Qeverisë që t’i dëgjojë kërkesat e të punësuarve.
Ymeri në “Click” tha se ndoshta protesta do të zgjasë 2-3 orë.
Sipas tij, nëse edhe ndërmjetësuesi edhe protesta s’kanë rezultat, pritet greva e përgjithshme.

Ndryshe, në shenjë revolte për mos plotësimin e kërkesave të tyre, mësimdhënësit sot kanë hyrë në grevë një orëshe. Ndër kërkesat e tyre, mësimdhënësit, por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →