Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Protesta e sotme në Shkup, Krasniqi: Mesazhi ishte i qartë drejtësi dhe liri

nga Venera Grabanica13 dhjetor 2025
Protesta e sotme në Shkup, Krasniqi: Mesazhi ishte i qartë drejtësi dhe liri

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se protesta e sotme në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.

Krasniqi ka thënë se mesazhi i protestës ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

“Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh”, ka shkruar Krasniqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →