Konsullata e SHBA-së në Adana, Turqi është mbyllur për shkak të protestave të vazhdueshme për luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit, ka thënë Ambasada amerikane të mërkurën.
Sipas njoftimit, Konsullata “do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të radhës”, transmeton rtv2.tv
“Demonstratat e gjera të lidhura me ngjarjet në Izrael dhe Gaza priten në të gjithë Turqinë për javët në vijim. Çdo tubim, edhe ato me qëllim paqësor mund të përshkallëzojnë dhe të bëhen të dhunshme”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, personelit i është thënë që të minimizojnë lëvizjet dhe të shmangin udhëtimin drejt zonës së konsullatës./21Media










