Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Protestë në Shkup

nga Kaltrina Berila29 qershor 2017

Protestojnë para Gjykatës Themelore, VMRO-DPMNE kundër padive të PSS-së

Një grup qytetarësh dhe anëtarë të VMRO DPMNE-së në orët e mbrëmjes protestuan para Gjykatës Themelore në Shkup.

Qindra persona kanë protestuar kundër padive të PPS-së ndaj VMRO DPMNË-së.

Disa protestues për TV21 thanë se PPS po punon vetëm kundër VMRO dhe jo kundër partive tjera. Në vendngjarje ishin njësitet speciale të policisë të cilët kishin rrethuar Gjykatën.

Për këtë periudhë sa ka zgjatë protesta udhëkryqi Kërste Misirkov dhe Bulevardi Goce Delcev kanë qenë të bllokuara./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →