Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Protestë në Tiranë për lirimin e Dritan Goxhajt

nga Venera Grabanica6 gusht 2023
Protestë në Tiranë për lirimin e Dritan Goxhajt

Një protestë me kërkesën për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, u mbajt këtë të diele në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë.

Me pankarta në duar, protestuesit kundërshtonin mbajtjen në paraburgim në Tiranë me qëllim ekstradimi në Dhomat e Specializuara, nën akuzën se ka frikësuar dëshmitarët.

Protesta u mbaj nga shoqata “Krahët e Shqiponjës”.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ai po mbahet në paraburgim për një afat 40 ditor në pritje të ekstradimit. Në sallën e gjyqit Goxhaj i mohoi akuzat ndaj tij.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →