Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi

nga RTV2119 shkurt 2020

Protesta mbahet në orëm 12:00

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR ka ftuar qytetarët në protestën që mbahet sot ndaj avokatit Tomë Gashi.

“Në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet”, thuhet në njoftim.

Gashi ishte xhiruar duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht me një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se ishte provokuar dhe se lypsarët ne shesh kanë “shefa me mercedesa” duke nënkuptuar se qëndron një grup i organizuar mbrapa tyre.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →