Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Protestojnë bujqit, paralajmërojnë bllokim të rrugëve

nga Kaltrina Berila25 prill 2017

Ata kërkojnë që të takohen me ministrin e financave

Bujqit e pakënaqur sot dolën në protesta para Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni në shenjë revolte për mos pagesën e subvencioneve.

Sipas paralajmërimeve ata do të bllokojnë disa akse rrugore në vend. Nuk heqin dorë nga kërkesa që të takohen me ministrin e financave Kirill Minovski nga ku kërkojnë përgjigje pse nuk lëshohen të hollat.

“Kanë skaduar të gjitha afatet. Bujqit e kanë humbur durimin sepse sezoni ka filluar dhe toka pjellore nuk mund të punohet”, tha më parë Zoran Borisov nga shoqata e prodhuesve të orizit./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →