Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Protestojnë gastronomët: Boll ma…

nga E.Bullaku15 dhjetor 2021

“Boll Ma”, “Kill the virus, not the business”, “Let us Dance” ishin disa nga pankartat që përfaqësuesit e bizneseve po mbanin në duar derisa po protestonin para objektit të Qeverisë së Kosovës për t’i kundërshtuar masat antiCOVID.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se për t’i shmangur protestat shumë herë i jemi drejtuar Qeverisë, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Pothuajse janë 20 muaj me të gjithë bashkëpunëtorët e kemi ngritur zërin për kërkesat si përfaqësues të bizneseve. Për t’i shmangur protestat shumë herë i jemi drejtuar Qeverisë, por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot jemi këtu për t’i kundërshtuar masat e fundit. Derisa ata po mbajnë Darkën e Lamës, ndërsa neve nuk na lejohet të punojmë. Gjendja e pandemisë ende s’ka përfunduar, por po ashtu bota po funksionojë duam të funksionojë edhe te ne”, ka thënë Sogojeva.
Kurse kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se duan të dëshmojnë që janë të punës e jo të dhunës. Ka shtuar se nuk do të ndalen së protestuari e që kjo protestë sipas tij, nuk do të jetë e qetë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →