Protesta pritet të zgjasë një orë
Punëtorët e larguar nga puna në KEDS do të protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme.
Sipas njoftimit të punëtorëve të larguar nga KEDS, protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë një orë.









