Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Protestuesit e presin me fishkëllima Kuçin

nga B G16 nëntor 2020

Me fishkëllima u prit ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi nga punëtorët e Telekomit të cilët protestuan para objektit të Qeverisë për të kërkuar pagat e tetorit.

Kuçi para tyre premtoi se procesi është në përfundim. “Jemi duke bërë përpjekje që sa kohë me i rregullu problemet. Hajdi një delegacion, jemi në përfundim të procesit. Krijone një këshill do të ju tregojmë që procesi është në përfundim, ne kemi disa kërkesa”,  tha Kuçi.

Në anën tjetër nga sindikata e PTK-së kanë thënë se do të hyjnë në grevë nga nesër në ora 08:00 në rast se nuk iu përmbushen kërkesat.

Punëtorët e Telekomit të Kosovës për rreth një orë kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se këta punëtore ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit. Kjo protestë e punëtoreve vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →