Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Protestuesit thonë se do t’i pushtojnë pallatet derisa liderët të largohen

nga E.Bullaku10 korrik 2022

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë të pushtojnë rezidencën presidenciale dhe atë kryeministre të Sri Lankës derisa të dy liderët të japin zyrtarisht dorëheqjen.
Presidenti Gotabaya Rajapaksa tha se do të jap dorëheqjen më 13 korrik, sipas një njoftimi të bërë nga kryetari i parlamentit të shtunën.
Por vetë presidenti nuk është parë dhe as nuk ka bërë një deklaratë publike. Mijëra njerëz protestuan në Colombo të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e tij, përcjell rtv21.tv
Presidenti është fajësuar për keqmenaxhimin ekonomik të vendit, i cili ka shkaktuar mungesë ushqimesh, karburantesh dhe ilaçesh prej muajsh, raporton BBC
Kryeministri Ranil Wickremesinghe tha gjithashtu se ai do të tërhiqet pas protestave të së shtunës, në të cilat rezidenca e tij private u dogj.
Por protestuesit mbeten skeptikë për qëllimet e liderëve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →