Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PSD-ja e lëshon dronin derisa Kurti po mbante fjalim

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2021

Një dron me fotografinë e Albin Kurtit, sipër së cilës shkruhet “lideri suprem”, është lëshuar derisa Kurti po mbante fjalim në tubimin përmbyllës në kryeqytet.

Droni është lëshuar nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate.

“Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes. Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare”, thuhet në postimin e PSD-së, ku është bashkangjitur edhe video e momentit kur droni është lëshuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →