Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PSD-ja me aksion simbolik para Qeverisë, vendos një plumb para hyrjes

nga Kaltrina Berila16 prill 2024
PSD-ja me aksion simbolik para Qeverisë, vendos një plumb para hyrjes

Pas vrasjes së një gruaje në Peje, Partia Socialdemokrate (PSD) zhvilloi një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke e vendosur një plumb para hyrjes.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave”, u shpreh ajo.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →