Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Pse duhet ta votoni Rrustem Berishën dhe jo të tjerët, ua thotë vet ai

nga Xh.D23 shtator 2021

Rrustem Berisha është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pse duhet votuar Rrustem Berisha dhe jo të tjerët, ua thotë vet ai!
“Unë gjatë jetës sime kam shërbyer në shumë detyra me përgjegjësi të lartë. Kam menaxhuar një buxhet që ndoshta është tre herë më i madh se buxheti i Pejës, pa asnjë skandal”, ka thënë Berisha.

Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën. AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, Gani Veselaj është kandidat i pavarur, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK prape këtë ia ka besuar Gazemen Muhaxherit dhe Partia Demokratike e unitetit vjen me Kreshnik Hustajn. Ndërsa PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jete nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë. Komuna e Pejës ka gjithsej 79 vendbanime. Janë gjithsej 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë. Peja mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →