Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Pse është e rëndësishme të konsumohet sa më shumë ujë?

nga Xh.D16 korrik 2021

Uji konsiderohet esencial për një shëndet të mirë, por përse?
Uji ndihmon në përmirësimin e peshës, temperaturën e trupit, funksionin normal të trurit.
Shumë persona kanë probleme në humbjen e peshës, e sipas nutricionistëve uji luan një rol kyç në arritjen e peshës së duhur.
Ndërkohë, nëse shihni që po djersitni shumë, konsumoni dyfishin e sasisë normale të ujit.
Tutje, konsumimi në masë të duhur të ujit, mban larg infeksionet urinare, përmirësimin e funksionimit normal të veshkëve dhe parandalon të njohurit si “gurët në veshkë”.
Hidratimi i trupit ndihmon në forcimin e muskujve.
Gjithashtu, ndihmon në përmirësimin e lëkurës, parandalon dhimbjen e shpinës.
Ndër të tjera, dehidratimi i trupit asnjëherë nuk është i mirë, madje ai çon në probleme serioze të shëndetit, siç mund të jetë ç’rregullimi i presionit të gjakut./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →