Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Publikohen katër episodet e para të sezonit së fundit të “The Crown”

nga B G16 nëntor 2023
Publikohen katër episodet e para të sezonit së fundit të “The Crown”

Janë publikuar katër episodet e para të sezonit së fundit të Netflix “The Crown”

Sezoni i gjashtë i dramës “The Crown” përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë marrëdhënien e Princeshës Diana me Dodi Fayed.

Episodet e reja tregojnë gjithashtu ngjarjet që çuan në vdekjen e Dianës në 1997 dhe pasojat që shkaktoi vdekja e saj.

Megjithatë, publikimi i këtij edicioni është pritur me kritika për pasaktësitë historike.

“Shikuesit shpesh presin një shkallë të caktuar saktësie me shfaqjen sepse cilësia e prodhimit është shumë e lartë, por ne nuk e kuptojmë gjithmonë këtë” tha Kelly Swaby, një historiane mbretërore.

Netflix thotë se shfaqja “është paraqitur gjithmonë si një dramë e bazuar në ngjarje historike”.

Mirëpo sezoni i ri është i ndarë në dy pjesë. Katër episodet e para utransmetuan në Netflix të enjten, ndërsa gjashtë episodet e mbetura do të pasojnë më 14 dhjetor.

Seriali i fundit është shkruar edhe një herë nga Peter Morgan, i cili krijoi shfaqjen jashtëzakonisht të popullarizuar që ka nisur që nga viti 2016.

Në lidhje me vdekjen e Dianës, do të duhej të ishte menduar mirë në portretizimin e saj, sepse “Harry dhe William janë ende të prekur nga vdekja e nënës së tyre dhe tani kjo po kthehet në argëtim./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →